Sa katolik është shqiptari katolik

Foto: Bill Snead

“I izoluar në male bashkë me besimtarët e tij, i lënë në mëshirën e fatit, kleri katolik bëhet gjithnjë e më heroik, por edhe më i pakët në numër dhe për pasojë i pamjaftueshëm në raport me territorin dhe numrin e popullsisë. Kishat rrënoheshin gjithnjë e më shumë,”

Nga Mark Marku

Teksti i parë që dëshmon ekzistencën e gjuhës shqipe, tekst që njihet gjerësisht si Formula e Pagëzimit, është njëherësh edhe dëshmia e parë në gjuhën e shqipe e luftës për mbijetesë të Kishës katolike shqiptare. Teksti është shkruar në vitin 1462 dhe është pjesë e një letre pastorale të hartuar në sinodin e mbajtur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Mat dhe ka këtë përmbajtje: Unete paghesont peremenit te Atite et’ Birit et’ Spertit Sent (Unë të pagëzoj në emën të atit e të birit e të shpirtit të shejtë). Ky tekst është një formulë pagëzimi në gjuhën shqipe, që mund të përdorej në ato raste kur ishte e pamundur që fëmijët e lindur të pagëzoheshin në kishë, për shkak të vështirësive të shkaktuara nga lufta e gjatë me pushtuesit otomanë.

Pal Ëngjëlli, arkipeshkvi i Durrësit, me këtë formulë pagëzimi sikur kishte parandier realitetin e ashpër që i ishte rezervuar në shekujt që do të vinin klerit dhe besimtarëve katolikë në territoret shqiptare. Vetë Pal Ëngjelli drejtonte një dioqezë që prej shekujsh vuante presionin e konflikteve politike mes Perandorisë së Perëndimit dhe të Lindjes, pasi që pas vitit 395 Tema e Durrësit ishte bërë administrativisht pjesë e Perandorisë së Lindjes. Në periudhën nga viti 395 deri në vitin 1054, kleri dhe të krishterët e territoreve Arbënore kishin përjetuar një fazë shumë të paqëndrueshme, duke u detyruar të kalonin herë nën Kishën e Lindjes e herë nën Kishën e Perëndimit, pa patur, megjithatë, asnjëherë peshën dhe forcën e duhur për të bërë zgjedhjen e tyre.

Në vitin 1054, me shizmën përfundimtare të Kishës së Lindjes nga ajo e Perëndimit,  territori shqiptar u nda në Veriun katolik dhe Jugun ortodoks, por megjithatë asnjëherë nuk pati një kufi të qartë të besimeve në Shqipëri. Rënia e Kostandinopojës dhe vërshimi turk në Europë e ndërlikoi edhe më shumë situatën fetare, pasi realiteti fetar dikotomik i krishterë do të copëzohej edhe më për t’i bërë vend besimit islam.

Formula e Pagëzimit u lëshua në kulmin e invazionit osman në Ballkan. Rezistenca shqiptare dhe ballkanase rezultoi e pafuqishme për ta ndaluar atë. Pushtimi otoman solli destrukturimin e plotë shoqëror e politik të territoreve të pushtuara, por mbi të gjitha destrukturimin fetar të tyre. Goditjen më të mëdha e pësoi Kisha katolike. Ortodoksët, për shkak të politikave që ndoqi pushteti otoman ndaj kishave ortodokse që në kohën kur Sulltan Mehmeti i dytë pushtoi Kostandinopojën (1453), arritën të siguronin një status shumë më të favorshëm në strukturën perandorake (Sulltan Mehmeti II për të fituar simpatinë e popullsisë ortodokse dhe Kishës së saj e shpalli veten si protektor të ortodoksëve). Ky status e kufizonte ndjeshëm veprimtarinë e kishave ortodokse, por mbronte besimtarët ortodoksë të përfaqësuar prej kësaj Kishe.

Besimtarët katolikë, përkundrazi, iu nënshtruan një fushate të gjatë persekutimi që herë intensifikohej e herë zbutej, por që mbetej e paepur në qëllimësinë e saj: konvertimin e shqiptarëve në Islam. Kjo fushatë u intensifikua shumë në shekullin XVI-XVII. Për ta detyruar popullsinë që të konvertohej në fenë islame, sundimtarët turq përdornin diskriminimin ekonomik, pasi besimtarët katolikë ishin të detyruar të paguanin një taksë shtesë të quajtur xhize, për shkak të besimit. Po të kemi parasysh varfërinë e banorëve të zonave të Veriut dhe kohën e gjatë të pushtimit otoman, kuptohet sesa e rëndë ka qenë kjo taksë për besimtarët katolikë shqiptarë. Në raste kur kjo nuk sillte rezultat, përdoreshin fushatat ushtarake ndëshkimore. Këto fushata kanë qenë veçanërisht të ashpra sa herë katolikët shqiptarë janë angazhuar përkrah fuqive të krishtera në luftërat e këtyre të fundit me turqit, si në rastin e  luftës veneto-turke të viteve 1646-1649, apo në rastin kur kryengritësit shqiptarë të malësive të Veriut rrokën armët në vitin 1689, fill pas inkursioneve të trupave austriake në Ballkan. Historianë shqiptarë dhe të huaj kanë botuar relacione që dëshmojnë për represionin e ushtruar ndaj kryengritësve shqiptarë të Tivarit me zonat përreth gjatë Luftës Veneto-Turke të viteve 1646-1649, si pasojë e të cilave brenda një kohë të shkurtër gjithë popullsia e Tivarit u detyrua të konvertohej në besimin islam. Fushata të tilla represioni kanë qenë të përsëritura edhe në zona të tjera të panënshtruara.

Presioni për konvertimin e popullsisë ushtrohej sa mbi popullsinë, aq edhe mbi klerin katolik shqiptar. Kleri katolik e ka patur thuajse të pamundur ushtrimin e funksioneve fetare. Në më pak se një shekull pushtimi otoman, urdhrat domenikanë dhe benedektinë e mbyllëm veprimtarinë e tyre dhe u larguan nga Shqipëria dhe për një kohë të gjatë në territoret shqiptare janë mbuluar vetëm nga misionarë dhe nga klerikë të urdhrit françeskan. Relacionet e klerit vendës apo të misionarëve katolikë drejtuar selisë së Shenjtë e paraqesin qartë këtë realitet të vrazhdë. Në një letër që Ipeshkvi i Shkodrës, Pjetër Pogdani, i shkruante Kongregacionit të Propaganda Fide-s ai dëshmon se “në Shkodër turqit po bëjnë kërdinë në priftën e fretën, se fshatarët arratiseshin në male e shpella për t’i shpëtuar barbarizmit… Tri herë – shkruante Bogdani, më kanë shti në burg, më kanë shkelë me këmbë, më kanë shkulë mjekrën…”

I izoluar në male bashkë me besimtarët e tij, i lënë në mëshirën e fatit, kleri katolik bëhet gjithnjë e më heroik, por edhe më i pakët në numër dhe për pasojë i pamjaftueshëm në raport me territorin dhe numrin e popullsisë. Kishat rrënoheshin gjithnjë e më shumë, por për shkak të represionit politik dhe të varfërisë ekonomike nuk mund të ringriheshin. Me interes në këtë drejtim është një dëshmi e nxjerrë nga relacionet e misionarëve, prej historianit Stavro Skendi, për  një ngjarje të ndodhur në vitin 1700 në një fshat të Matit: “Për njëfarë kohe, thotë relacioni, fshatarët kishin mbetur pa prift. Ata iu ankuan një misionari dhe ky ia transmetoi ankesën e tyre kryepeshkopit të Durrësit, i cili vendosi t’u dërgonte misionarë dy herë në vit. Por fshatarët mbetën të pakënaqur dhe e kërcënuan kryepeshkopin se do të kërkonin një hoxhë në qoftë se nuk do të kishin një prift të rregullt”.

Marrëdhëniet e katolikëve shqiptarë me besimin nuk mund të kuptohen jashtë këtij realiteti. Besimtari katolik për shkak të besimit të tij është detyruar të jetojë në më të shumtën e rasteve në një territor gjeografikisht të pajetueshëm, por njëherësh edhe të padhunueshëm nga pushtuesit e huaj, në njëfarë kështjelle të izoluar natyrore, ku jeta rregullohesh njëherësh nëpërmjet parimeve të jetës së krishterë dhe dokeve zakonore. Sipas misionarit Fulvio Cordignano, “Në Shqipëri Krishterimi ndihet, praktikohet dhe jetohet në përputhje me disa doke tradicionale dhe norma jetese të cilat kanë rregulluar deri tani gjithë sistemin shtëpiak, shoqëror dhe ekonomik të këtij populli”. Më tej ai shprehet se “Katolicizmi shqiptar mbartte me vete vulën e një kulture perëndimore që e diferenconte në mënyrë të prerë nga bashkësitë e tjera fetare të vendit. Por ai nuk i shmangej karakterizimit të fortë të shkaktuar nga rrënjosja e tij në popull, që ishte jashtëzakonisht krenar për traditat e veta kulturore dhe për karakterin e vet etnik. Nga kjo vjen formimi i një katolicizmi që do të ishte më mirë të përkufizohej si latino-shqiptar”.

Edhe pse konstatimet e misionarit katolik Cordignano janë të diskutueshme, ato burojnë nga një realitet fetar sui generis, të krijuar në shekuj në malësitë shqiptare. Katolicizmi bëhet pjesë organike e jetës së malësive, bëhet substancë e mbijetesës, por edhe e identitetit të fortë lokal e kombëtar të tyre. Në kodin zakonor, të njohur ndryshe si Kanuni i Lekë Dukagjinit, kod që ka rregulluar për shumë shekuj jetën e një komuniteti dhe territori që nuk e kishte pranuar pushtimin otoman, kreu i parë i kushtohet Kishës. Statusi dhe marrëdhëniet e saj me bashkësinë e besimtarëve rregullohen në mënyrë të detajuar dhe në mënyrë të tillë që e bën territorin e lirë të maleve të vetmin territor në Perandorinë Otomane ku Kishës katolike i lejohej funksionimi normal.

Megjithatë, pavarësisht këtyre sakrificave të dyanshme nga ana e besimtarëve dhe e klerit, besimi katolik ka siguruar mbijetesën, por jo edhe ushtrimin normal të tij. Kushtet në të cilat është ushtruar ky besim: represioni, mungesa e institucioneve të kultit dhe e klerit është e krahasueshme me fazën e persekutimit të katolikëve në periudhën e sundimit të Neronit (në vitet 54-68). Si pasojë e këtyre rrethanave, besimtari katolik ka qenë i detyruar ta ruajë besimin e tij shpeshherë në kushtet e mungesës së institucioneve të kultit. Kjo veçanësi e ka shoqëruar besimtarin katolik shqiptar nga shekulli XV e deri në fund të shekullit XX.

Pas një periudhe relativisht të qetë të fillimit të shekullit XX, mesi i dytë i këtij shekulli do të sillte edhe sulmin më të ashpër ndaj besimeve fetare në përgjithësi, sulm ky që qe veçanërisht i ashpër ndaj Kishës katolike. Më 24 prill të vitit 1945, vetëm pak muaj mbasi kishin ardhur në pushtet, komunistët shqiptarë ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Selinë e Shenjtë dhe e shpallën të dërguarin apostolik të Selisë së Shenjtë në Shqipëri “persona non grata”. Në periudhën deri në vitin 1967, kleri katolik iu nënshtrua një persekutimi të jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave, thuajse të gjithë priftërinjtë katolikë, pa përjashtim, ose janë vrarë nga regjimi komunist ose janë futur në burg. Sipas disa përllogaritjeve, kleri katolik ka bërë gjithsej 8 shekuj burg gjithsej në periudhën mes viteve ‘45-‘90. Në pjesën më të madhe të famullive për shkak të terrorit komunist ushtrimi i besimit katolik u bë i pamundur edhe para ndalimit zyrtar të besimeve fetare.

Siç dihet, më 6 shkurt 1967, shteti komunist shqiptar filloi fushatën kundër bashkësive fetare në Shqipëri, në përfundim të së cilës u mbyllën të gjitha institucionet e kultit, pjesa më e madhe e të cilave u shkatërruan. Vjen kështu edhe një periudhë tjetër ku besimtari shqiptar do të duhej ta mbante gjallë besimin pa institucionet e kultit dhe pa ndërmjetësinë e klerit.

Jam lindur në vitin 1966, vetëm një vit para se të ndërmerrej aksioni ateist i shtetit komunist kundër besimeve fetare, në një familje besimtarësh katolikë të devotshëm. Prindërit më kanë treguar se kanë ndërmarrë një udhëtim të gjatë rreth katër orë me këmbë për të më pagëzuar tek i vetmi famullitar që kishte mbetur pa u futur në burg në Mirditë. E solla këtë rast për të treguar se një rrethanë rastësore jetësore më ka bërë dëshmitar të mbijetesës së besimit në kushtet e mungesës totale të institucioneve të kultit. Prindërit e mi kanë vazhduar edhe pas ndalimit të besimit ta ushtronin besimin në kushte klandestine. I thoshin uratët rregullisht dhe unë e kam mësuar pikërisht nga ata lutjen e parë: “Ati ynë që je në qiell, shejtnue qoftë emni yt. Ardhtë mbretënia jote. U baftë vullnesa jote si në qiellë, ashtu në dhe…” etj.

Kur në vitin 1990 u lejua praktikimi i besimit dhe më ra në dorë një bibël, u habita teksa konstatova se disa pjesë të ungjijve ishin të njohura, pasi më ishin rrëfyer në fëmijërinë e hershme. Ky ishte njëfarë katekizmi klandestin i ushtruar në mungesën e klerit. Një marrëdhënie të ngjashme me besimin kanë jo pak familje shqiptare dhe gjatë këtyre viteve kam patur rastin ta konfirmoj me dhjetëra herë një gjë të tillë. Besimi i ndaluar zyrtarisht në shoqërinë shqiptare, ushtrohej në familjet shqiptare, aty thuheshin uratët, aty transmetoheshin mësimet e Biblës apo të Kuranit, aty edukoheshim me parimet e besimit, aty bëhesh katekizmi e natyrisht fshehtazi festoheshin edhe festat fetare.

Askush sa besimtarët shqiptarë, sidomos sa besimtarët katolikë shqiptarë, nuk e kanë përjetuar njëherësh vështirësinë dhe forcën e besimit. Në rastin e fundit (nën regjimin komunist), ndryshe nga koha e gjatë e pushtimit otoman, besimtarët shqiptarë përjetuan të gjithë bashkë të njëjtin persekutim. Dhe të gjithë bashkë janë dëshmitarë të pamundësisë së ndalimit të besimit, pavarësisht faktit se në një vend instalohet një regjim ateist, pavarësisht faktit se ai në mënyrë kriminale i përndjek dhe ndalon të gjithë klerikët dhe të gjithë besimtarët pa përjashtim, pavarësisht faktit se ai i mbyll ose i shemb të gjitha objektet e kultit.

Jo më shumë se 40 km nga Tirana, gjendet Kisha e Shna Ndoit, një vend i njohur pelegrinazhi për katolikët dhe jo katolikët, por sidomos për katolikët. Në kohën e komunizmit kisha ishte rrafshuar dhe në vend të saj kishte vetëm rrënoja. Rruga nga qyteti i Laçit e deri lart në mal ku gjendet kjo kishë kontrollohej nga policë të shumtë e spiunë të regjimit, por besimtarë të panumërt ditën e natën, në kohë të mirë e të keqe nuk reshtnin së vizituari vendin e shenjtë. Më kujtohet sesi mes popullsisë ishte përhapur një lajm sikur edhe kryeministri i regjimit komunist Mehmet Shehu e kishte dërguar djalin e vet në këtë vend të shenjtë për ta shëruar nga një sëmundje dhe se Shna Ndoi ia kishte shëruar.

Do të duhej që një besimtar katolik që e ka një vetëdije të tillë historike për besimin e vet dhe që marrëdhëniet me këtë besim i ka krijuar në kushte të tilla krejt të pazakonta që përmenda më sipër, të ishte një praktikant i devotshëm dhe shembullor. Duke marrë si rast veten, pasi për arsye etike nuk marr përsipër të përfaqësoj gjithë besimtarët katolikë shqiptarë të ngjashëm me mua, (secili unik në llojin e vet), nuk mund të mos konstatoj se pikërisht kjo marrëdhënie e gjatë dhe e vështirë e pakushtëzuar nga prania e institucioneve të kultit, që e ka bërë mbajtjen e besimit katolik si një nga vlerat kryesore etike e morale të individit, ndikon dukshëm në marrëdhëniet e besimtarit katolik me institucionet e kultit.

I vetëdijshëm për këtë trashëgimi dhe krenar për të, katolikut shqiptar i duhet të heqë dorë prej një devotshmërie fluide të  mbështetur vetëm në parimet e krishtera dhe një marrëdhënie të papërcaktuar me institucionet fetare dhe të përqafojë një praktikë besimi të disiplinuar dhe organizuar në mënyrë sistematike nga Kisha. Papritur ai ndien në vetvete një rezistencë, një si humbje lirie, një shkëputje nga vetvetja. Edhe pse nuk ka asnjë kontradiktë me parimet e besimet katolik, edhe pse nuk ka as prirjen më të vogël për t’u joshur nga besimet e  tjera, pavarësisht respektit që ka për to, edhe pse e respekton hierarkinë kishtare dhe e njeh autoritetin papnor, besimtari katolik shqiptar modern nuk e ka aq të lehtë të kthehet në një praktikant të devotshëm.

Kleri i ri katolik, që ka marrë përsipër detyrën e vështirë të ringritjes së institucioneve të besimit në Shqipëri, nuk e ka të lehtë ta kuptojë besimtarin specifik katolik shqiptar dhe madje nganjëherë as nuk i intereson veçanësia e tij. Më kujtohet se vite më parë, tek përpiqesha t’ia shpjegoja një kleriku këtë veçanësi shqiptare, ai m’u përgjigj prerë se e konsideronte paganizëm këtë veçanësi dhe se ishte i përkushtuar ta luftonte. Ende nuk jam i sigurt në suksesin e një përkushtimi të tillë, por për një gjë jam i sigurt, ky zell “antipaganist” nuk ka sjellë më shumë besimtarë në oborrin e kishës.

Veçanësia shqiptare duhet të merret parasysh edhe për një arsye tjetër. Shqiptarët për shkaqe të ndryshme, kryesisht historike, janë të ndarë mes besimeve të mëdha. Nëse institucionet e kultit do ta zhvillonin veprimtarinë e tyre në mënyrë thjeshtësit militante, ata mund të krijonin bashkësi fetare aktive dhe konkurruese, por njëherësh mund të krijonin brenda shoqërisë multifetare enklava bashkësish fetare të mbyllura, pa komunikim me bashkësitë e tjera.

Pikërisht për këtë arsye, edhe pse me besim të fortë në Zot dhe në parimet e besimit të tij,  një intelektuali katolik i duhet të mbrojë fort për disa parime si laicizmi, që zakonisht nuk përbëjnë shqetësimin e një intelektuali të mirëfilltë katolik në vendet europiane. Besimet fetare duke respektuar traditën dhe specifikën e vendit ku më kryesorja është fakti se në Shqipëri bashkëjetojnë katër besime tradicionale dhe të tjera të reja që kanë depërtuar më vonë, kanë ditur të jenë të orientuara në mënyrë strategjike drejt një kompromisi të vazhdueshëm për shtetin laik, i cili është garancia e vetme e lirisë së besimit të të gjitha komuniteteve. Por megjithatë, herë pas here shfaqen prirje për t’iu shmangur kësaj prirjeje që zë fill që më krijimin e shtetit komb e që ka qenë kushti i bashkëjetesës dhe harmonisë së një shoqërie të fragmentarizuar në besime të ndryshme.

*Shkrimi është pjesë e një referati të mbajtur në konferencën “Besimtarët dhe jobesimtatërt përballë sfidave të shoqërisë postmoderne me pjesëmarrjen e Kardinalit Gianfranco Ravasi. 


Fonte: NOA.al

Përpjekja për me besue në diçka të përtejme

Ardian Ndreca.- Ka qenë Blaise Pascal, që në Mendimet e tija, i propozonte bashkëbiseduesit libertin dhe jobesimtar me vue nji bast. Ndoshta ky asht basti ma i famshëm në historinë e basteve, pse prej tij mvaret diçka që shkon përtej jetës së atij që pranon ftesën e filozofit francez me u përballë me rrezikun. Pascal e fton bashkëbiseduesit të tij me vue bast tue i thanë se Zoti ekziston. Ftesa asht: me jetue sikur Zoti të ekzistonte. Por, me jetue sikur Zoti të ekzistonte domethanë me pranue dhe me jetue ato gjana që pranon nji besimtar i devotshëm: pra, 10 urdhnimet e Moisiut apo diçka analoge për besimet tjera.

Me ba nji gja të tillë, nënkupton nji sakrificë jo të vogël nga ana e atij që pranon me vu bastin.

Në rast se Zoti ekziston me të vërtetë, atëherë çka fiton ai që ka pranue ftesën?

Pascal thotë se fiton jetën e amshueme.

E në qoftë se në fund zbulohet se nuk ekziston?

Atëherë, shton Pascal, nuk ke humb asgja, pse ketë jetë (që e ke sakrifikue tue jetue sikur Zoti të ekzistonte) në fund do ta humbish njilloj.

Argumenti paskalian ka qenë objekti studimi dhe debatesh, e pamvarsisht faktit nëse bind apo nuk bind, ruen edhe sot diçka interesante.

Bana ketë hymje të pazakontë, tue e dijtë se filozofia nuk tërheq edhe aq njerzit, vetëm për faktin se para disa ditësh u zhvilluene në Tiranë dy takime mes studentëve shqiptarë të Universitetit Shtetnor të Tiranës e Universitetit Europian, dhe Gianfranco Ravasi-i, intelektual i përmasave europiane, shkrimtar, studjues e njiherit ministër i kulturës i Vatikanit.

Qëllimi i takimit ishte nxitja e dialogut mes besimtarëve dhe jobesimtarëve përpara sfidave të sotme. Me dialog nënkuptohet kërkimi i përgjegjeve me anën e arsyes së pastër dhe me ndihmën e vullnetit të mirë.

Arsyeja pse Ravasi, mbas takimeve që ka ba në Akademinë franceze, në Universitetin e Bolonjës, Firences, Barcelonës, Romës, zgjodhi Tiranën, asht e lidhun me vetë të kaluemen e afërt tonën. Shqiptarët qenë të vetmit në bllokun komunist të cilëve iu ndalue besimi fetar me kushtetutë. Por përpara kësaj ngjarje, qysh në fillim të marrjes së pushtetit prej komunistave kleri shqiptar i të tre besimeve u persekutue rreptë, thjesht për arsye politike.

Kushtetuta e vitit 1976 vendosi me ligj dëbimin e Zotit prej jetës së shqiptarëve, gja që nuk qe aq e lehtë sa mendonin kopjacat e revolucionit kulturor kinez. Besimi në Zotin te populli ynë, që përgjithsisht nuk asht fanatik, ka rranjët dhe arsyet e veta shekullore. Zakonisht shqiptarët ia njohin këto arsye edhe vëllezënve të tyne që i përkasin besimeve tjera dhe dijnë me respektue deri në fund botën shpirtnore të tjetrit. Kuptohet se kjo që them nuk asht ligj natyret, pse ka pasë dhe ka përjashtime.

Dëbimi i Zotit prej jetës shoqnore të shqiptarëve solli me vete edhe nji seri përpjekjesh qesharake për me përligj në mënyrë gjoja shkencore ketë hap që po ndërmerrte Partia.

U botuen libra dhe artikuj, u mbajtën qindra mija fjalime dhe takime me katundarë dhe me intelektualë, u tha se kozmonautët sovjetikë, megjithëse kishin shkue përtej termosferës, nuk e kishin pa kund Zotin, prandaj Zoti nuk ekzistonte. Kudo, edhe për t’u sha, Zoti shkruhej me të vogël, aq sa edhe sot shumëkush vijon me e shkrue kështu. U botuen tekste agresive ku ilustrohej me “fakte të pakundërshtueshme” aktiviteti anmiqsor i klerit, gja kjo që provonteipso facto damshmëninë e besimit fetar.

U arrit deri atje sa të themelohej në Shkodër, në “qendrën e reaksionit”, edhe nji muzeum kushtue ateizmit, në stendat e të cilit ekspozoheshin pjatat dhe pirunët e priftënve katolikë, nji shtatore allçije e shën Prosperit, armë zjarri dhe armë të ftohta, libra meshe, madje nji prej tyne i përgatitun apostafat për me mshehë nji revole mes faqeve të veta.

Të gjitha këto ishin fakte bindëse se Zoti nuk ekzistonte ma, të paktën në atdheun e socializmit të vërtetë.

Shkencëtarë e regjimit, tue kopjue andej-këtej nepër revista sovjetike, arritën me botue studime ku feja reduktohej në nji problem histerie apo hipnoze.

Kjo valë tërbimi, që në të vërtetë drejtohej ma së shumti kundër fesë katolike, për arsyen se ajo përfaqsohej moralisht prej Vatikanit, shtet që ishte vendosë haptas kundër bllokut lindor, u duk se s’do të kishte fund.

Megjithatë, nji ditë nandori të vitit 1990, nji prift kryeneç, dom Simon Jubani, arriti mbrenda dy orësh, me ndihmën e disa qindra të rinjve shkodranë, me shkallmue 23 vjet propagandë të dhunshme ateiste.

Ndoshta çeshtja e ateizmit shtetnor ka qenë e vetmja gja që hierarkët komunistë kanë pranue me gjysëm gojet si gabim. Megjithatë asnji prej tyne nuk ka kërkue falje për të vramët, të vdekunit në burgje dhe në kampe përqendrimi dhe për të gjithë ata që iu mohue e drejta me lut publikisht Zotin.

Kur del fjala tek ky kapitull i trishtueshëm, ata që deshtën me e zëvendësue Zotin me nji kriminel të çmendun, si edhe pinjojt e tyne, citojnë nji fashist, kontin Ciano, i cili në ditarin e vet thotë se shqiptarët janë popull pagan.

Çka s’janë të zotët me ba mistifikatorët? Ata që asokohe, pionier me kazëm në dorë e me shall të kuq në qafë, u turreshin kishave dhe xhamive, sot tregojnë detaje të atyne ngjarjeve dhe madje kajherë bashkëdrejtojnë edhe ndonji fondacion me ngjyrime fetare!

Dialogu i Ravasi-t me studentat qe mjaft interesant. U pa se të rinjtë shqiptarë duen me dijtë për besimin, për atë besim që nuk kundërshton arsyen, duen me njohtë artin që asht prodhue nën ndikimin e besimit fetar, duen me njohtë vetë rranjët e Europës drejt së cilës ata ecin.

Në ketë sens, vërente vetë Ravasi, në Shqipni kam gjetë të rinj që janë ma të etun dhe ma të vemendshëm se bashkëmoshatarët e tyne europian.

Në Shqipni nuk ka vetëm besimtarë, ka edhe jobesimtarë, agnostikë dhe indiferentë. Këta të fundit janë kudo kategoria ma e randomtë dhe ma e përhapun, me ta nuk mund të dialogohet lehtë, pse përqendrimi i tyne tek vetvetja asht baraz me zero. Jobesimtarët dhe agnostikët janë njerëz prej të cilëve mund të mësojë shumë edhe nji besimtar. Ata kanë “teologjinë” e tyne, kanë arsyet e tyne, e deri edhe hyun të cilit i “luten”, herë me e ba që të ekzistojë dhe herë me e sfidue haptas.

Sa herë që rri me ateistë, thonte Nicolas Chamfort, letrar francez i shekullit XVIII, më vijnë ndër mend do gjysma provash për ekzistencën e Zotit, dhe sa herë rri me besimtarë me kujtohen do gjysma argumentesh për me mohue ekzistencën e Zotit.

Shpeshherë njeriu gjindet në mes. Por kajherë mjafton nji sëmundje e randë, nji fatkeqsi e shmangun në çastin e fundit, soditja e nji vepre artit apo thjesht vëzhgimi i hojeve të bletës, me ba që peshorja të anojnë kah njena anë.

Basti i Pascal-it ka diçka të vërtetë, jeta, ajo që kujtojmë se asht gjithçka për ne, nji ditë do të na braktisin, e ndoshta ja vlen me rrezikue e me mendue për nji çast se në univers apo në multivers ekziston nji dirigjent i madh, për të cilin ka shumë randësi që ne të mos stonojmë gjatë gjithë koncertit.

Fonte: Mapo Online

Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin me ju!

Takimi ynë sot këtu, në Tiranë, në këtë vend të dashur dhe të begatë është shpresë, është gëzim dhe shenjë e dashurisë sonë për njëri-tjetrin. Është kjo dashuri për të cilën njeriu sot ka më shumë nevojë se kurrë.

Bota buron nga një Vullnet i urtë dhe sistemi i saj është i themeluar në Mëshirë, në mirësi dhe dashuri.

Feja islame i kushton një rëndësi tepër të madhe dinjitetit dhe personalitetit të njeriut dhe atë e çmon tepër lart. Në lidhje me këtë në Kuran lexojmë: “Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit)…”.

Zoti i Mëshirshëm dhe Mëshirues, që me krijimin e qenieve njerëzore e vendos njeriun në binarët e përsosjes me mundësinë për të qenë Krijesa më madhështore dhe Mëkëmbës i Zotit në Tokë. Zoti i dha njeriut shpirtin dhe inteligjencën, arsyen dhe zemrën për të marrë këtë përgjegjësi dhe të drejta. Ishte kjo përgjegjshmëri, kjo inteligjencë që i ka shërbyer njeriut dhe profetit të Parë Ademit dhe i shërben dhe çdo njeriu derisa të jetë jeta për përgatitjen e duhur për të përmbushur detyrat e përcaktuara nga Zoti.

Zoti u fali njerëzve të drejtën e jetës, pasurisë, lirisë dhe paprekshmërisë që njerëzit ta kenë të mundur të vazhdojnë jetën dhe të kryejnë detyrimet që kanë mbi vete. Të jesh mëkëmbës i Zotit në tokë apo administrator i tokës, ka përgjegjshmëri jo vetëm ndaj Krijuesit, por dhe ndaj vetes dhe krijesave të tjera mbi tokë. Njeriut i është falur individualiteti i duhur që në lindje, me qëllim që të vishet me të drejtat dhe detyrimet që në atë çast.

Ky konceptim i botës ka një fuqi të veçantë tërheqëse. Ai i jep jetë dhe vendosmëri njeriut. Konceptimi monoteistik vendos qëllime të shenjta para njeriut dhe krijon individë të shpëtuar nga egoja e tyre dhe i jep kuptim përgjegjësisë së njerëzve ndaj njëri-tjetrit.

Nderimi dhe fisnikëria e njeriut është bazë dhe themel i dinjitetit dhe rrjedhimisht i të drejtave të tij. Sipas fesë islame njeriu është aq madhështor dhe i ngritur sa që mund të jetë edhe mëkëmbës i Zotit në tokë.

Duke qenë kështu, si mund të përballet dinjiteti njerëzor nga vetë njerëzit? Si mund të fyhet, poshtërohet apo t’i preken të drejtat një krijese kaq të lartë? Si mund të përçmohet një njeri kur Zoti i Madhëruar, kur thotë që njeriu është bërë si mëkëmbës i tij në tokë nuk përmend racë, ngjyrë apo ndonjë vlerë matëse materiale? Të drejtat njerëzore janë obligim prej krijuesit të Gjithësisë. Dhe çdo njeri i mirë, çdo zemër prej së cilës derdhet mirësi e përulje ndaj Krijuesit shikojmë që e do Tjetrin, e respekton dhe e do atë së bashku me të metat e tij.

“Një besimtar është pasqyrim i besimtarit tjetër”, na mëson Profeti Muhamed. Për një botë më të paqtë, për një shoqëri më të dashur me njëri-tjetrin, për një realitet ku të drejtat e njeriut të respektohen, për të patur sa më shumë njerëz që duan KRIJESËN PËR HIR TË KRIJUESIT le ta shtojmë dashurinë midis nesh.

Siç thotë Mevlana Xhelaledin Rumiu, kuptimi i së cilës buron nga një zemër e mbushur me dashuri ndaj Krijuesit dhe krijesave të Tij: “Afrohuni, afrohuni dhe bashkohuni me ne, se ne jemi populli që jemi lidhur me dashuri pas Zotit! Afrohuni, afrohuni përmes derës së dashurisë dhe bashkohuni e qëndroni me ne! Afrohuni, le të flasim me njëri-tjetrin nëpërmjet zemrave tona! Le të flasim në heshtje, pa veshë e pa sy! Le të qeshim së bashku pa gojë ose pa zë, le të qeshim së bashku si trëndafila! Ja mendimi, le të shohim çdo njeri tjetër që nuk nxjerr asnjë fjalë apo tingull. Më pas ne jemi të gjithë të njëjtë, le t’i thërrasim çdo tjetri prej zemrave tona, ne nuk do të përdorim buzët ose gjuhën tonë. Si janë bashkuar duart tona së bashku, po ashtu të flasim dhe ne me zemrat tona të bashkuara!”.

Do e mbyll fjalën time në këtë eveniment domethënës me fjalët e Rumiut:

Bëhu si ujvarë në bujari dhe ndihmë!

Bëhu si diell në dhembshuri dhe mëshirë!

Bëhu si natë për t’i mbuluar të metat e të tjerëve!

Bëhu si i vdekur në nervozizëm dhe zemërim!

Bëhu si dhé në thjeshtësi dhe përulësi!

Bëhu si det në mirëkuptim!

Ose, duku siç je, ose bëhu siç dukesh!

* Haxhi Gazmend Aga

 Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

“Il Cortile non ha alcuna pretesa di ottenere conversioni, né inversioni di cammini esistenziali da parte di nessuno”

 

Prima di su arrivo alla capitale albanese, il Cardinale Gianfranco Ravasi ha rilasciato una intervista dove parla di questa iniziativa del Cortile, di cosa significa stabilire un dialogo con i non credenti,  della religione, dei giovani e della indifferenza e ” l’assenza di domande” che esiste nella realtà contemporanea.

- Quando si parla di Cortile e si pensa a credenti e non credenti, le figure che vengono in mente sono i cattolici e i laici. Ma nella realtà albanese (e se si può affermare, anche nel panorama mondiale) i credenti non sono soltanto i cattolici, ma anche i musulmani, i bektashi , gli ortodossi, gli ebrei. Ritiene che il Cortile sia il posto giusto per un dialogo, non solo fra credenti e non credenti, ma anche interreligioso?

Cardinale Gianfranco Ravasi: Il Cortile dei Gentili è un’iniziativa nata per volere di Benedetto XVI, con la quale la Chiesa si impegna a continuare, attraverso modalità inedite, il dialogo fra credenti e non credenti. Il Pontefice, infatti, parte dalla persuasione che Dio sia una domanda che la Chiesa deve tenere aperta in tutti, una «nostalgia» da coltivare nel cuore di ogni uomo.

Abbattere il muro di separazione tra credenti e non credenti è l’impegnativo e affascinante obiettivo che questo organismo si propone di perseguire, affinché i grandi interrogativi dell’esistenza umana, come la vita e la morte, l’amore e il dolore, il trascendente, etc, siano effettivamente condivisi sulla base di una ragione comune.

Così inteso, il Cortile dei Gentili si pone come struttura di dialogo con quanti sono in ricerca di una risposta all’interrogativo sul senso della vita, senza escludere a priori la dimensione della trascendenza.

Emblematica, in tal senso, la decisione del Pontefice di invitare ad Assisi non solo uomini di religioni diverse ma anche laici. Così facendo, infatti, ha mostrato che la ricerca del vero e del bene appartiene a tutti gli uomini di buona volontà:  «la vera risposta all’ateismo che nega Dio viene da quei non credenti che cercano la verità, che sono in cerca di Dio». La loro presenza, poi, – ha continuato il Pontefice – «chiama in causa anche gli aderenti alle religioni, perché non considerino Dio come una proprietà che appartiene a loro così da sentirsi autorizzati alla violenza nei confronti degli altri».

- Alcune persone pensano che questo Cortile, questo dialogo possa finire in un dibattito agguerrito, e che finiscano tutti dentro le trincere? 

Ravasi: Per costruire un dialogo autentico vanno esclusi gli estremismi e gli integralismi, come pure il sincretismo ideologico, teso solamente a raggiungere un minimo comune denominatore, di nessuna efficacia. La cosa importante è suscitare la ricerca attorno alla questione di Dio, che potrà anche rimanere sconosciuto per molti, ma sul quale nessuno è autorizzato a negare che ci si debbano porre domande. Solo svestendo i panni dell’indifferenza e della superficialità e indossando quelli del methórios, cioè di colui che sta sulla frontiera – per usare un’espressione di Filone Alessandrino – che diventa possibile tra la speranza del credente e l’attesa dell’agnostico.

Si tratta di evitare il rischio di isolarsi nel proprio recinto, sacrale o laico, e darsi appuntamento sulla piazza, fuori dalle mura arroganti dei palazzi.

Il “lastricato” del Cortile costituisce, allora, la base su cui tutti poggiamo: indica la nostra discendenza adamitica comune a tutti gli uomini. Ciò che sorregge il cortile è, però, un “muro”, che attende di essere abbattuto con l’ascolto delle domande poste da ciascuno e la ricerca comune della verità. Lo scrittore statunitense Cormac MacCarthy in Sunset Limited scrive: «Chi fa domande vuole la verità, chi dubita vuol sentirsi dire che la verità non esiste».

-  Ma può essere possibile che – e qui riprendo  una domanda che ha fatto Alberto Bobbio- per evitare queste discussioni, per “mantenere il quieto vivere”, i cattolici perdano la loro identità?

Ravasi: Questa è un’obiezione diffusa e seria. Con il “Cortile dei gentili” vorremmo invitare tutti a uscire da una concezione un po’ stantia del credere a partire da una riflessione seria e impegnativa sull’antropologia, per poi coinvolgere i temi ultimi della vita, della morte e dell’oltrevita, della trascendenza e della storia, della morale e della verità, del male e del dolore, della persona, dell’amore e della libertà. Questo enorme bagaglio di sapere e di storia, di fede e di vita, di speranza e di esperienza, di bellezza e di cultura può costituire la mensa imbandita per il banchetto dell’incontro e la convivialità delle differenze.

- Ci sono stati diversi incontri del Cortile dei Gentili. Pensa che sia stata, fino ad ora, un’esperienza positiva? per chi? e perché? 

Ravasi:  Il “Cortile dei gentili” si sta dimostrando un’opportunità per svegliare gli animi di credenti e non credenti, sollecitare la riflessione, offrire nuovi spazi di incontro, di collaborazione, di crescita.

Dopo il successo di Bologna e di Parigi, sono sbocciate e stanno sbocciando numerose iniziative autonome in tante città: Bucarest, Firenze, Roma sono state una conferma della necessità di un dialogo in grado di fecondare gli animi. Seguiranno Tirana, Barcellona, Stoccolma, Palermo, Praga, Marsiglia, fino al Québec e agli Stati Uniti. Tuttavia, non nascondo un limite: il problema che sta emergendo non è tanto il mondo ateo, che dialoga ad alto livello e non considera  la religione come un elemento di sottosviluppo, quanto piuttosto l’indifferenza, il grigiore, l’assenza di domande, la banalità e talvolta la volgarità. La situazione culturalmente più drammatica è, difatti, quella di uno pseudo-atesimo che è, in realtà, indifferenza verso la religione. Per allargare il perimetro del “Cortile” – speriamo al mondo intero, compreso Israele dove sorgeva l’originale “Cortile dei gentili” – abbiamo creato un portale interattivo e in più lingue (www.cortiledeigentili.com), per favorire questo dialogo anche attraverso la rete.

- Che ne pensa del fatto che attualmente ci sia un rischio troppo diffuso dell’uso politico della religione e di un uso religioso della politica?

Ravasi: Si tratta della tutela della dignità superiore e inalienabile della persona e della sua natura intrinseca: la libertà, le relazioni, l’amore, i grandi valori della solidarietà, della giustizia, della vita che non possono essere meramente funzionali all’interesse politico-finanziario e piegati esclusivamente alle esigenze delle strategie del sistema o del mercato.

In questo orizzonte il “Cortile” vorrebbe indicare la strada sulla quale immanenza e trascendenza, politica e religione, economia e cultura sono chiamate a incontrarsi, senza reciprocamente prevaricare. “sacro” e “profano” non sono antitetici, pur essendo in radice differenti. Distinguere, infatti, non significa separare.

- Il Cortile dei gentili è un modo di recuperare terreno nella trasmissione della fede per le nuove generazioni?

Ravasi: Per rispondere mi faccio aiutare da una indagine commissionata dalla rivista Il Regno a Paolo Segatti dell’Università di Milano, dalla quale emerge che «i giovani, in particolare quelli nati dopo il 1981, sono tra gli italiani quelli più estranei a un’esperienza religiosa. Vanno decisamente meno in chiesa, credono di meno in Dio, pregano di meno, hanno meno fiducia nella Chiesa, si definiscono meno come cattolici e ritengono che essere italiani non equivalga a essere cattolici». Più in generale, rileva la medesima indagine, il punto da tener presente è che «il futuro dell’Italia religiosa si profila come quello di un Paese che da cattolico diviene genericamente cristiano». E non è un caso, a questo punto, se una delle indagini più lucide e analitiche degli ultimi tempi sul rapporto giovani, spiritualità e religione, quella condotta dall’Osservatorio socio-religioso del Triveneto e pubblicata con il titolo C’è campo?, abbia proposto alla comunità ecclesiale di trovare ispirazione proprio nell’idea del Cortile dei gentili al fine di recuperare terreno sul fronte del suo impegno nella trasmissione della fede alle nuove generazioni. L’ideatore e coordinatore dell’indagine, Alessandro Castegnaro, si è così espresso al termine della ricerca: «Quello che probabilmente potrebbe incontrare interesse oggi è la possibilità di incrociare luoghi “neutri”, dove la scoperta e la cura di sé possano interloquire con le domande radicali, senza che vi sia la preoccupazione di giungere a una conclusione prestabilita; luoghi dove gli interessati potrebbero anche esplorare la fede cristiana, ma in un modo diverso da quello già vissuto e senza un risultato prestabilito. Un qualcosa di simile al Cortile dei gentili forse».

 - Possiamo dire che il Cortile dei gentili ci permette di dare uno “sguardo lucido sulla realtà stessa della Chiesa”?

Ravasi: Mi auguro che sia l’occasione per una analisi del modo con cui la comunità dei credenti propone se stessa al mondo, per individuare eventuali responsabilità da parte nostra nella costruzione di un’immagine di Chiesa refrattaria al dialogo e chiusa nelle proprie posizioni. Viviamo in un mondo pluralistico, dove moltissimi sono coloro che, grazie ad Internet, possono entrare in contatto con il mondo intero ed esprimere il loro parere su tutto. La Chiesa non può non tenerne conto del fatto che, con la secolarizzazione, la globalizzazione, la crescita di Internet, la nostra visione del mondo, della vita e della morte e del dopo morte è considerata come un prodotto tra i tanti nel mercato delle religioni. La Chiesa non può comunicare come se non esistessero altre concezioni e interpretazioni del mondo. Essa è depositaria di una Parola, di un messaggio d’amore da proclamare, ma deve anche ascoltare, e il globo digitale è una formidabile cassa di risonanza della vita del mondo.

 - Alcuni possono pensare che con il  Cortile si faccia un’azione evangelizzatrice? Può questo creare  “un freno, un muro… nel rapporto con gli atei, con gli agnostici e con le persone estranee alla religione”?

Ravasi:  Il Cortile non ha alcuna pretesa di ottenere conversioni, né inversioni di cammini esistenziali da parte di nessuno. L’unica aspirazione mira a proporre un dialogo che eviti il vuoto, gli stereotipi, la banalità. Le voci possono essere anche agli antipodi, come quelle di un basso e di un soprano, ma creare comunque armonia nella diversità. La comunità dei credenti vuole esprimere, nella relazione con gli atei, con gli agnostici e con le persone estranee alla religione, il valore della ricerca di Dio, e l’importanza che tale ricerca non venga messa da parte, quasi fosse figlia di una cultura minore.

- Cito Eco, per fare questa domanda: “C’è una nozione di speranza (e di responsabilità nostra nei confronti del domani) comune a credenti e a non credenti? Su che cosa si può ancora basare?”

Ravasi: Teologo della speranza, Jürgen Moltmann chiede ai cristiani di «riversarsi» nel mondo dei non credenti per annunciare quel Dio «che sta con i senza Dio». Il pensatore protestante saluta come «urgente e necessaria» l’apertura di un confronto fra laici e cristiani su Dio, come suggerito da Benedetto XVI. La sua riflessione si è incentrata proprio sulla speranza e su come essa può interagire nello scambio tra credenti e non credenti.

In un’intervista ha detto: «Non esiste una chiara linea di confine fra credenti e non credenti, come fra cristiani e musulmani. La fede è universale come l’incredulità. In ogni credente si trova l’incredulità ed in ogni ateo la fede. In ciascun essere umano si svolge un dialogo tra fede e incredulità: Signore, io credo, ma tu aiutami nella mia incredulità, grida il padre del giovane malato nel Vangelo di Marco». La speranza, la virtù bambina come diceva Péguy, ci spinge a frequentare coraggiosamente territori inusuali, convinti di trovare non dei nemici ma persone altrettanto disposte all’incontro.

- Pensa che il dialogo tra scienza e religione influenzerà il dialogo tra ateismo e teismo?

Ravasi: A questo proposito evoco una frase di Schelling, in cui sottolinea la necessità che scienziato e teologo «custodiscano castamente la loro frontiera», rimanendo aderenti a specifici canoni di ricerca, pronti a rispettare e a tenere in considerazione i metodi e i risultati altrui.

Tesi ribadita anche dal Papa che, nel convegno internazionale sull’evoluzione della specie, ha insistito sulla necessità di un fecondo dialogo tra scienza e fede, rispettando sia l’autonomia della ragione e della scienza, sia la specificità della fede: «Infatti, ognuna ha propri metodi, ambiti, oggetti di ricerca, finalità e limiti, e deve rispettare e riconoscere all’altra la sua legittima possibilità di esercizio autonomo secondo i propri principi; entrambe sono chiamate a servire l’uomo e l’umanità, favorendo lo sviluppo e la crescita integrale di ciascuno e di tutti»

- Il progresso della scienza costringe la religione a modificare i suoi dogmi e la sua visione di vita?

Ravasi:  In questo ambito ci si muove sempre di più secondo un reciproco e coerente rispetto: la scienza si dedica ai fatti, ai dati, alla “scena”, al “come”; la religione si consacra ai valori, ai significati ultimi, al “fondamento”, al “perché”, secondo specifici protocolli di ricerca. È quella che lo scienziato statunitense Stephen J. Gould, morto nel 2002, ha sistematizzato nella formula dei Non-Overlapping-Magisteria (Noma), ossia della non-sovrapponibilità dei percorsi della conoscenza filosofico-teologica e della conoscenza empirico-scientifica, come già scriveva Nietzsche nel 1878 nella sua opera Umano, troppo umano: «Fra religione e scienza non esistono né parentele né amicizia ma neppure inimicizia: vivono in sfere diverse». Entrambe, scienza e teologia, hanno in comune l’oggetto della loro investigazione (l’uomo, l’essere, il cosmo) e – come ha osservato acutamente Michal Heller, Premio Templeton 2009, nel suo bel saggio Nuova fisica e nuova teologia: «esistono alcuni tipi di asserzioni che si lasciano trasferire dal campo delle scienze sperimentali a quello filosofico e viceversa senza confondere i livelli», anzi, con esiti fecondi. È così che ha preso vigore la teoria del dialogo, propugnata da Józef Tischner che fa leva sul fatto che ogni uomo è dotato di una coscienza unificante e, quindi, ogni ricerca sulla vita umana e sul rapporto con l’universo esige una pluralità armonica di itinerari e di esiti che si intrecciano tra loro nell’unicità della persona. Questa teoria del dialogo è fatta balenare anche nella Lettera che papa Giovanni Paolo II aveva indirizzato nel 1988 al direttore della Specola Vaticana: «Il dialogo (tra scienza e fede) deve continuare e progredire in profondità e in ampiezza. In questo processo dobbiamo superare ogni tendenza regressiva che porti verso forme di riduzionismo unilaterale, di paura e di autoisolamento. Ciò che è assolutamente importante è che ciascuna disciplina continui ad arricchire, nutrire e provocare l’ altra a essere più pienamente ciò che deve essere e contribuire alla nostra visione di ciò che siamo e di dove stiamo andando».

- Per concludere diamo uno sguardo globale al vivere umano, soprattutto alla crisi attuale (politica, sociale, morale), con conseguenti tensioni a vari livelli. Credenti e non credenti hanno un impegno comune?

Ravasi: Non possiamo negare che sia in atto un cambiamento del clima spirituale, sociale, politico, in cui l’adorazione dell’avere e del potere si rivela come una specie di contro-religione, in cui non conta più l’uomo, ma solo il vantaggio personale, e il desiderio di felicità degenera, ad esempio, in una brama sfrenata e disumana, con il rischio di far apparire la violenza una cosa normale, oscurando, così, l’orizzonte dell’umanesimo. Di fronte a questo quadro dalle fosche tinte, per rispondere mi rifaccio a un aforisma tagliente di Pierre Reverdy: «Ci sono atei di un’asprezza feroce che, tutto sommato, si interessano di Dio molto più di certi credenti frivoli e leggeri». Aldilà dell’immagine caustica, rimane l’impegno comune che riassumo richiamando un passaggio dell’intervento di Julia Kristeva ad Assisi durante l’Incontro con i leaders religiosi e anche, per volere del Papa, con una rappresentanza di non credenti: la cura amorevole dell’altro, e la cura ecologica per la terra, l’educazione dei giovani, l’assistenza ai malati, ai portatori di handicap, agli anziani e ai deboli. Così, credenti e non credenti potranno cominciare a cambiare questa società stanca e frastornata, a trasformarla, senza rovesciamenti apocalittici o promesse di un futuro glorioso. La cura dell’uomo, dunque, ci accomuna: dell’uomo quando è forte e quando è debole, del suo cuore e della sua mente. Di ogni uomo e di tutto l’uomo. L’uomo sintesi prodigiosa di possibilità e aspirazioni … perla della creazione, a immagine e somiglianza di Dio.

Besimtarët dhe jobesimtarët do të ritakohen në Tiranë

Nisma e Oborrit të jobesimtarëve mbërrin në kryeqytetin shqiptar

Oborri i jobesimtarëve”, struktura e dialogut mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, e ngritur nga Këshilli Papnor i Kulturës, mbërrin në Shqipëri në një tjetër etapë të re ndërkombëtare. Nga data 14 deri më 16 nëntor do të zhvillohet ky takim në kryeqytetin shqiptar me temë: “Në çfarë beson ai që nuk beson?”: pyetje që është titull i një libërthi që përmbledh letërkëmbimin mes Kardinalit Carlo Maria Martini dhe shkrimtarit Umberto Eco, “bashkëbisedim” i realizuar në faqet e gazetës Liberal në vitin 1995.

Në Tiranë do të takohen personalitete të botës kulturore dhe politike – që i përkasin besimeve të ndryshme ose nuk i përkasin aspak – për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe të tjerave në lidhje me identitetin e veçantë fetar dhe me përshpirtërinë e popullit shqiptar.

Çfarë është oborri?

Oborri” është një hapësirë e hapur e përhershme për dialogun mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, që lind me dëshirën e vetë Papës Benedikti XVI dhe realizohet nga Këshilli Papnor ii Kulturës. Kjo hapësirë e merr emrin nga oborri me të njëjtin emër që në Tempullin e lashtë të Jerusalemit, mirëpriste jo hebrenjtë, besimtarë të feve të tjera, agnostikë. Në zanafillë Oborri i jobesimtarëve, ishte një hapësirë për të gjithë, e ku të gjithë mund të hynin lirisht, pavarësisht nga kultura, gjuha apo përkatësia fetare. Ishte, pra, një zonë takimesh e shumësish. Ky “oborr” nuk duhet parë si një vend përballjeje institucionale, përkundrazi, është një vend për dialog, shkëmbim të thellë e të ndërsjellë mes besimtarëve dhe jobesimtarëve. Dhe, siç ka shpjeguar kardinali Ravasi: ‘Takimet janë dhe do të jenë  gjithnjë në një nivel mesatar-të lartë dhe të kualifikuar të dialogut dhe do i kushtohen urgjencave të thella të njerëzimit’. Kemi besim se gjatë dialogut këto tema do thellohen duke përftuar gjithnjë e më tepër formulime të reja dhe një veçanti të re; dhe mbi të gjitha që, kërkimi i bashkëndarë vërtet, të mund të zgjerojë hapësirën vetjake të vizionit dhe vetëdijes.

Programi

Me titullin “Në çfarë beson ai që nuk beson?” do të kremtohet nga e hëna 14 nëntor deri të mërkurën 16 nëntor, një takim i ri në kuadër të “Oborrit të jobesimtarëve”. Takimet e ndryshme do të mbahen në oborrin ngjitur me katedralen e shën Palit dhe në Universitetet Shtetërore, Evropian dhe Katolik të Tiranës. Takimi organizohet nga Këshilli Papnor i Kulturës dhe nga Komiteti organizues i Oborrit të takimit që përbëhet nga Lëvizjet laike të pranishme në Shqipëri (Lëvizjet e Fokolarëve dhe Bashkim e Çlirim, Komunitetet e Shën Egjidit dhe Taizé, Shoqata Acli – Ipsia). Bashkëpunojnë në organizim Nunciatura Apostolike në Shqipëri, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe Këshilli Ndërfetar Shqiptar. Takimi i krerëve të komuniteteve fetare të njohura zyrtarisht në Shqipëri u bë i mundur falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Komunitetet në nivelet më të larta të drejtimit dhe përfaqësimit. Ky takim zhvillohet me përkrahjen e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të Kryetarit të Bashkisë të Tiranës dhe me kontributin e shumë mbështetësve.

Ditën e hënë, më 14 nëntor, do të mbahet takimi me të rinjtë në Oborrin e shën Palit – pranë katedrales së Tiranës. Në çadrat e ngritura për këtë ngjarje, të rinjtë e ardhur nga anë të ndryshme të Vendit do të mund të bëjnë pyetje mbi “Hyjin e panjohur” dhe praninë/kërkimin e Tij, përreth tryezave të dialogut që u kushtohen temave të: Punës, Përshpirtërisë dhe Informacionit. Do të marrin pjesë besimtarë e jobesimtarë duke e çelur dialogun dhe shkëmbimin me të rinjtë. Më pas, mbrëmja na paraqet një festë me shprehje artistike të komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri, por edhe të grupeve jobesimtarë. Të pranishme do të jenë edhe autoritetet më të larta fetare: katolikë, ortodoksë, myslimanë, bektashi, ungjillorë, hebrenj; Kryetari i Bashkisë së Tiranës Basha dhe shkrimtari Ismail Kadare.

Dita e martë, data 15 nëntor, çelet paradite në Universitetin e Tiranës dhe vazhdon pasdite në Universitetin Europian, mbi temën “besimtarë e jobesimtarë përballë sfidave të shoqërisë postmoderne”. Kardinali Ravasi do të paraqesë Oborrin dhe do të marrë pjesë në dialogun me personalitetet e ndryshme shqiptare në lëmë të kulturës, politikës, diplomacisë, ekonomisë, së drejtës.

Oborri i Tiranës e përmbyll këtë etapë të parë në Shqipëri në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në mëngjesin e datës 16 nëntor.